COVID-19 / SHBA ka publikuar lajmërimin e ri

SHBA ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Të paktën 61.660 infeksione të reja me koronavirus dhe 1.244 vdekje të lidhura me virusin u konfirmuan në Shtetet e Bashkuara të martën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Numri i rasteve kumulative të SHBA tani qëndron në 4,351,997, përfshirë 149,256 vdekje, sipas JHU.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara. /Lajmi/

Tags: ,