Gjashtë persona janë shëruar nga COVID-19.
Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Deri më tani, numri i të shëruarve në vend ka shkuar në 58.
“Sot më 11 prill 2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e tetë (58)”, thuhet në njoftimin e IShPK-së.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme u konfirmuan 33 raste pozitive. 20 prej tyre janë në Prishtinë, 3 në Prizren, 3 të tjerë nga Vitia, 2 nga Mitrovica e veriut, 2 nga Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zvecan.