Covid merr jetën edhe të një polici nga Peja

Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçari polici nga Peja, Fatmir Krasniqi.

I ndjeri tashmë, Fatmir Krasniqi nga fshati Jabllanicë, ka qenë zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Pejës.

Ai ka vdekur në moshën 52-vjeçare, mëngjesin e  sotëm (E Mërkurë) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Fatmir Krasniqi ishte infektuar me COVID-19 para më shumë se dy javësh, ndërsa ditëve të fundit gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar./Njeshi/