Më 13 mars, u konfirmuan dy rastet e para me virusin vdekjeprurës Covid-19 në vend.
Që prej atëherë kanë kaluar 27 ditl e shifrat e të infektuarve kanë kaluar mbi 200.
Ndërkohë që numri i të prekurve rritej në Kosovë u shënuan edhe vdekjet e para.
Deri më tani, numri i atyre që nuk e përballuan sëmundjen shkoi në 6.
Vetëm në shtatë ditët e fundit, nga 2 prilli deri më 8 prill, janë shënuar 73 raste si të infektuar me Covid-19.
Ndërsa, brenda një jave në Kosovë vdiqën 5 persona nga virusi corona.
Pasi rastet e të infektuarve dhe vdekjeve u shtuan, Ministria e Shëndetësisë së bashku me institucionet tjera morën vendim që të ashpërsohen masat e qarkullimit në komunat veriore të Kosovës në qytetin e Malishevës.
Në fakt, Komuna e Malishevës mbetet qyteti më i prekur nga coronavirus.
Atje, deri më tani janë konfirmuar si të infektuar me virusin 65 persona ndërsa së fundmi është konfirmuar edhe vdekja e parë.
Kryeqyteti mbetet komuna e dytë më rastet e të konfirmuarve. Deri më tani në Prishtinë janë evituar si të infektuar 24 raste. Pastaj vjen qyteti i Vushtrrisë me 21 raste.
Në total numri i të infektuarve në vendin tonë ka arrit në 224. Të shëruar, sipas të dhënave zyrtare janë 37 persona dhe 6 të tjerë kanë vdekur.
Sipas të dhënve zyrtare, deri më tani janë kryer 2 mijë e 352 teste.