Daçiç: Në Kosovë mund të shpërthejë zjarri

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për zyrtarët e KQZ-së, të cilët dyshohet se u helmuan nga zarfet me vota të Serbisë.

Dyshimet për helmim të zyrtarëve të KQZ-së, Daçiq i ka quajtur manipulime, duke shtuar se shqiptarët duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova.

“Manipulimet e fundit që po përdoren nga shqiptarët nuk do të thotë se ata duan të dëbojnë vetëm Listën Serbe nga Parlamenti, por duan ta dëbojnë tërë populli serb në ilegalitet”, ka thënë Daçiq për Tanjug, përcjell lajmi.net.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë seriozisht paralajmërimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se “jemi afër një problemi dhe kërcënimi të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”.

“A thua emisarët e shumtë ndërkombëtarë që do të vijnë në Prishtinë dhe Beograd, do të qëllojnë me grusht mbi tavolinë dhe të vendosin rend të politikanët e Prishtinës, që përfundimisht të ndalojnë ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme ndaj popullit serb? Sepse kur të ndizet zjarri, vështirë mund të shuhet më vonë”, theksoi Daçiq.