Daçiq: 15 vende të OKB-së e kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq nuk ka të ndalur me propagandën e tij kundër Kosovës.

Pavarësisht thirrjeve të shteteve të QUINT-it, që Serbia të ndalojë fushatën e tërheqjes së njohjes dhe propagandën kundër Kosovës, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, nuk ka të ndalur.

Siç shkruajnë mediet serbe, gjatë ditës së sotme Daçiq, ka thënë se qëllimi i Serbisë është që të zvogëlojë numrin e shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që e kanë njohur Kosovën.