Daçiqi ‘merret’ me çertifikatën e lindjes së Vlora Çitakut

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq që dikur shërbente si bashkëpunëtor i ngushtë i Slobodan Milosheviqit, gjatë punimeve të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përpos demagogjisë së zakonshme, shfaqi edhe një dokument që sipas tij është çertifikatë e lindjes së Ambasadores Vlora Çitaku.

Kjo çertifikatë sipas Daçiqit, është lëshuar nga administrata e atëhershme e ‘Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës’, duke ironizuar me Ambasadoren Çitaku për çështjen që dokumenti sipas reklamimit është edhe në gjuhën shqipe.

/ lajme365 /