Dalin në shitje biletat për ndeshjen Bullgaria-Kosova

Federata e Futbollit të Bullgarisë ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese Bullgaria-Kosova që do të zhvillohet më 10 qershor në 20:45 në Sofje.

Ndeshja që do të luhet në Vasil Levski, për hyrje ka çmimet prej 6 eurosh, më të lirat e deri te 20 euro më të shtrenjtat për publikun.

Kurse ato për VIP kanë çmimin 50 dhe 150 euro.

Stadiumi Vasil Levski ka kapacitet prej 44 mijë ulësesh, ndërsa ky do të jetë dueli i dytë mes Bullgarisë dhe Kosovës në Grupin A kualifikues për EURO 2020.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë kishte përfunduar 1-1. (nga TopSporti.com)