Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – San Marino, ky është çmimi i tyre

Kombëtarja Shqiptare do të ketë një tjetër përballje të rëndësishme kundër San Marinos, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror.

Ditën e mërkurë, (datë 8 shtator) në orën 20:45 në “Elbasan Arena” kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja do të presin San Marinon ku do të synojmë të marrin 3 pikë për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm drejt “Katarit 2022”, përcjell GazetaBlic Sport.

Tashmë kanë dalur edhe biletat në shitje për këtë ndeshje, çmimi i tyre dallon varësisht nga pozita e tribunës.

Çmimi më i lirë i biletave është 500 lekë, ndërsa më e shtrenjta është ajo VIP që mund të blihet për 10 mijë lekë.