Është zhvilluar finalja e madhe e Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.

Italia ka arritur të fitojë trofeun e dytë evropian, derisa ka mposhtur Anglinë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-2.

Por njëra nga skenat më interesante në këtë ndeshje ishte në minutën e 88-të.

Një tifoz gjysmë i zhveshur vendosi të futej në fushë dhe të vrapoj.

Gjatë transmetimit të ndeshjes kamerat nuk e kanë fokusuar tifozin që po vraponte në fushë.

Por tanimë kanë dalë pamjet nga vrapimi i tij në fushën e Wembleyt dhe tifozi në fjalë ka dhuruar spektakël.

Atë nuk mund ta kapnin punëtorët e sigurimit, derisa njëri nga ta ishte rrëzuar.

Gjithsesi rrëzimi i sigurimit solli të qeshura edhe tek lojtarët, por edhe tek tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit. /Telegrafi/