Dalin rezulltatet e 1,314 testimeve për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.314 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 462 raste pozitive.

”Numri total i rasteve pozitive është 46.580 raste nga 163.221 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.198 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 536 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.782. ”, thuhet në njoftim./lajme365.com