Dalin rezulltatet e 1,565 testimeve për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.565 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë  639 raste pozitive.

”Numri total i rasteve pozitive është 38.431 raste nga 141.264 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 989 raste të vdekjes. ”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 480 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.688. ”, thuhet në njoftim./lajme365.com