Dalin rezulltatet e 1,566 testimeve për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë  690 raste pozitive.

”Numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes. ”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

Nga këto komuna janë 690 rastet e fundit me COVID-19

 

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768.”, thuhet në njoftim./lajme365.com