Dalin rezulltatet e 3.937 testimeve për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.937 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 771 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.752 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 666 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.909.”,thuhet në njoftim./lajme365.com