Dalin rezultatet e 267 testeve për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot është evidentuar edhe 1 rast që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, kurse 7 persona janë shëruar nga ky virus.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, sot janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat me SARS-CoV-2 është konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv./lajme365.com