Dalin rezultatet e 267 testeve për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të ditëss janë konfirmuar 21 raste të reja pozitive ne testin për COVID-19.

Deri më sot janë gjithsej 1.025 raste me Coronavirus në Kosovë.

Këto rezultate kanë dal nga 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Sot më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 21 raste.”, njofton IKSHPK./lajme365.com