Dalin rezultatet e 4.139 testimeve për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,139 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 133 raste pozitive.

”Numri total i rasteve pozitive është 159,621 raste nga 1,173,679 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,919 aste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 805 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 150,625 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,077.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 15,925 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 751,280 persona, ndërsa me dozën e dytë 474,783 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,226,063 doza të vaksinës./lajme365.com