Dalin rezultatet e 4.322 testimeve për COVID-19

5 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtij intervali kohor janë testuar 4 mijë e 322 mostra, prej të cilëve kanë rezultuar 77 qytetarë të infektuar me koronavirus.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 696 qytetarë të infektuar nga COVID-19.

Raste aktive në vendin tonë janë 4 mijë e 176.