Dalin rezultatet e 468 testimeve të COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë marrë  468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive.

”Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.687”. njofton IKSHPK./lajme365.com