Dalin rezultatet e 506 mostrave të COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë marrë  506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 172 raste pozitive.

”Numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020.”,  njofton IKSHPK./lajme365.com