Dalin rezultatet e 7.027 testimeve për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 7,027 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 357 raste pozitive.

”Numri total i rasteve pozitive është 157,618 raste nga 1,123,044 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,833 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1,498 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 138,950 raste, kurse numri i rasteve aktive është 15,835.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 20,144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 697,914 persona, ndërsa me dozën e dytë 369,033 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,066,947 doza të vaksinës./lajme365.com