Dalin rezultatet e 8.789 testimeve për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 9,789 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 410 raste pozitive.

”Numri total i rasteve pozitive është 158,028 raste nga 1,131,833 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,845 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1,732 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 140,682 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14,501.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 22,671 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 704,318 persona, ndërsa me dozën e dytë 385,297 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,089,615 doza të vaksinës./lajme365.com