Infektologu Izet Sadiku, ka njoftuar se 95 personat e testuar për coronavirus, të cilët ishin në karantinë tek qendra e studenteve në Prishtinë kanë dalë të gjithë negativ.
Ai përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se këta persona nga neser do të lirohen për në shtepi.
Posti i plotë:
Karantina- COVID19
Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve.
Janë testuar 95 persona 0për COVID19 dhe të gjithë janë negativ!
Nesër ky grup lirohet në shtëpi!