Dalin rezultatet për 12 të dyshuarit me Coronavirus në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se të gjithë të testuarit nga Vushtria kanë dalë negative në testimet për koronavirus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka bërë me dije se nëntë prej të testuarve ishin kontakt i pacientës 7.

“Të gjithë 12 të testuarit sot nga Vushtrria rezultojnë negativ me #coronavirus 🙏 9 nga 12 të testuarit janë kontakt i pacientës 7. Me disciplinë dhe duke ndihmuar njëri tjetrin do ta mposhtim këtë armik të padukshëm”, ka shkruar Tahiri.