Damka dhe Shinik kundër partisë së tyre!

Deputetët e vetëm të komunitetit turk në Parlamentin e Kosovës, Fikrim Damka dhe Myfera Shinik, ditëve të fundit nuk po mund të pajtohen me vendimet e strukturave të partisë së cilës i përkasin, KDTP-së.

Së fundi, në një deklaratë të përbashkët të deputetëve dhe një grupi të aktivistëve të KDTP-së të publikuar në www.kosovahaber.net, Damka dhe Shinik kundërshtojnë vendimin e degës së kësaj partie në Prizren për themelimin e komisionit zgjedhor.

Ditë më parë, dpeutetët turqk kishin reaguar publikisht ndaj vonesave në themelimin e këtij komisioni. Tash ata ankohen se nuk janë respektuar procedurat statutare të KDTP-së gjatë themelimit të komisionit për organizimin e zgjedhjeve të brendshme të KDTP-së në Prizren.