Dani:Po tentojnë të ma prekin imazhin tim

Këngëtari pejan, Ramadan Krasniqi – Dani, me anë të një postimi në rrjetin e tij social, duke demantuar se ka deklaruar që shteti duhet t’u jap këngëtarëve para, deri në përfundim të pandemisë, ka thënë se kjo është përpjekje për t’a njollosur imazhin e këngëtarit.

Në këtë postim, gjithashtu Dani bënë thirrje për kujdes.

“Po qarkullon në rrjete sociale dhe disa portale fallco, një lajm se kinse unë kam deklaruar se shteti duhet tu jap këngëtarëve, nga 5 mijë euro mbështetje derisa të kalon pandemia!

Asnjëherë, askund nuk kam dhënë deklaratë të tillë e as të përafërt!

Ky është edhe një tentim për të prekur imazhin tim!

Kujdes Po, panikë Jo!

Dani”-thuhet në reagimin e tij.