Dardan Molliqaj deklarohet në lidhje me rrahjen me Haki Abazin

Dardan Molliqaj nga PSD është deklaruar pas raportimeve se sonte ka ndodhur një rrahje mes tij dhe Haki Abazit pas një debati televiziv.

Molliqaj ka mohuar të ketë ndodhur ndonjë incident jashtë, përveç një debati me shumë tensione.

Ai i ka quajtur ankesa e vajtime deklarimet e oponentit të tij ng radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka shkruar Molliqaj.