Dardan Molliqaj: Votimi i qeverisë Hoti do të dalë i jashtëligjshëm për shkak të votës së deputetit Arifi

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se votimi i Qeverisë Hoti do të vendoset si i jashtëligjshëm nga Gjykata Kushtetuese.

Ai ka thënë se lideri i VV’së, Albin Kurti, e di këtë dhe tani po mundohet të fitojë poena politikë para zgjedhjeve eventuale.

“Sipas asaj që dihet, votimi i qeverisë Hoti do të dalë i jashtëligjshëm për shkak të votës së deputetit Arifi”, ka thënë ai. /Express