Dardan Sejdiu i drejtohet LVV-së: Shpresoj se fitorja në zgjedhje nuk u arrit për ta linçuar PSD-në

Dardan Sejdiu ka reaguar ndaj porosive kërcënuese të cilat i janë bërë ditëve të fundit, eksponentëve të rëndësishtëm të partisë së tij, PSD-së.

“Luftën” e cila po zhvillohet ndaj PSD-së, Sejdiu e ka quajtur shenjë dobësie, ndërkohë që ka paralajmëruar se ajo do të vazhdojë përpjekjet dhe programin e vet.

“Atë që po e vërej nga sulmet e parreshtura të militantëve të LV-së është bindja e tyre se politika është luftë, kurse fitorja është hakmarrje. Të parën mund ta vazhdojnë, por të dytën s’mund ta bëjnë. Së paku, jo në një shoqëri të lirë dhe demokratike, ku njeriu ka të drejtë të ketë bindje të ndryshme dhe të ndryshojë mendje saherë që do, ka shkruar Sejdiu, në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Sejdiu ka shfaqur shpresën e tij se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit nuk është arritur për ta linçuar PSD-në.

“Shpresoj se fitorja në zgjedhje nuk u arrit për ta linçuar PSD-në. Nëse po, atëherë ne paskemi qenë arsyeja e vërtetë e së keqes në këtë vend – kurse qeverisjet e kaluara paskan qenë vetëm arsyetim elektoral”, ka shkruar Dardan Sejdiu.

Ky është postimi i plotë i Dardan Sejdiut: