“Dardanët” mposhtin Luksemburgun

Ka përfunduar ndeshja mes Kosovës dhe Luksemburgut, e vlefshme për para-kualifikimet e Eurobasketit 2021.

“Dardanët” kanë mposhtur Luksemburgun më lehtë se sa u mendua në fillim me rezultat 109:88. Kosova gjatë gjithë ndeshjes ishte në epërsi, duke fituar 4 çerekët e luajtur.   

Basketbollisti më i dalluar te Dardanët ishte kapiteni Dardan Berisha me 32 pikë, ndërsa te mysafirët Oliver Vujakoviq me gjithsej 17 pikë.

Ndeshjen e parë e ka fituar Luksemburgu. Ndërsa ndeshjen e fundit në kuadër të para-kualifikimeve Kosova e zhvillon në udhëtim ndaj Britanisë së Madhe.