“Dardanët” ndezin atmosferën në Plzen

Se futbollistët e Kosovës do të kenë një mbështetje fantastike në “Dossan Arena” të Plzenit e paralajmëron edhe atmosfera e krijuar nga “Dardanët” sot në këtë qytet çek.

KTV-ja ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku “Dardanët” kanë ndezur atmosferën para hotelit ku është i vendosur kombëtarja e Kosovës.

Përveç këngëve e brohoritjeve ata kanë shpalosur edhe një baner me të cilin nderojnë legjendën e futbollit kosovar dhe ish-kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Në të kanë shkruar “Djemtë e Vokrrit”.

Më poshtë mund ta përjetoni këtë atmosferë fantastike të krijuar nga “Dardanët”.

Kosova luan sot në udhëtim ndaj Çekisë ndeshjen vendimtare për kualifikim në Euro 2020. Ndeshja nis në ora 20:45.