Datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve

Pas vendimit të sotëm që kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës të shpërndahet me 22 gusht, është hapur rruga kushtetuese e ligjore për të shpallur datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare 2019.

Bazuar në vendimin e shpërbërjes si dhe në vendimin që së shpejti do t’a merr Presidenti i Republikës, si dy data të mundshme që do të mbahen zgjedhjet, janë 29 Shtatori ose 6 Tetori.