Daut Haradinaj: Kosova nuk do ta harroj të kaluarën e përgjakshme

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj mori pjesë në homazhet e Masakrës së Reçakut.

Ai u shpreh se këtë masakër nuk do ta harrojë kurrë populli i Kosovës, sidomos të kaluarën e përgjakshme , sepse këtu janë themelet e lirisë.

Haradinaj shtoj se nuk ka më kthim prapa si shtet, dhe se Kosova është e orientuar drejt perëndimit.

“Nëse ata donë me e parë çka ka vuajtur Kosova le t’i marrin këto pamje, e dinë çka kanë bo, edhe këtë nuk do ta harrojë populli i Kosovës, sidomos të kaluarën e përgjakshme , sepse këtu janë themelet e lirisë, nuk ka kthim mbrapa si shtet dhe në orientimin e vet perëndimor, këtyre të gjithëve që kanë rënë lavdi”, tha Haradinaj./Indeksonline/