Deçanasi që jeton në SHBA, ndërton “Shtëpi të Komunitetit për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore”

Në praninë e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, zyrtarëve komunal, Kolonel Abdyl Mushkolaj, stafit punues dhe familjes që kanë ndarë mjete për ndërtimin e saj, sot është bërë përurimi i Shtëpisë së Komunitetit për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore në Deçan i cili është donacion nga Homdi Lataj i cili jetojnë në SHBA.

Se ka qenë mëse i nevojshëm ky donacion këtë e vlerëson dhe i pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Rmosaj, duke qen falënderuar ndaj familjes Lataj, jo vetëm për këtë donacion por edhe për disa investime tjera në Komunën e Deçanit, duke shtuar se njerëz të tillë si Homdi Lataj, duhet vlerësuar lartë më vet faktin se nga fitimi i tyre familjare ndajnë mjete për investime si ky sot e duke e ditur se në këtë shtëpi gjejnë trajtim 12 persona me nevoja të veçanta dhe mendore të cilët kanë trajtim 24 orë nga stafi punës për çka edhe duhet falënderuar.

Drejtoresha e kësaj shtëpie Hane (Lekaj) Berisha, tha se është shumë mirënjohëse ndaj familjes Lataj të cilët kanë bërë të mundur rregullimin e kësaj shtëpi duke kanë krijuar kushte shumë të mira për trajtimin pacientëve të cilët qëndrojnë në këtë shtëpi duke shtuar hapësira të reja për pacient të rinjë dhe krijimin kushteve më të mira edhe për mjekët, infermieret dhe administratën e këtushme hapësira të cilat i kanë mungu kësaj shtëpie.

No photo description available.
Image may contain: one or more people, tree, plant, house, sky and outdoor
Image may contain: 10 people, people smiling, people standing