Deçani me Qendër Rezidenciale për të moshuar nga Zvicra e Gjermania

Kompania Wyna Bau Service AG, me seli në Zvicër, sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit ka prezantuar projektin ideor se si do të duket një Qendër Rezidenciale për të moshuar apo të quajtuar “Fshati Turistik në Deçan”.

Më kët rastë i pranishëm ishte i pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, Zv.Ministrja e Zhvillimit Rajonal, Mgbule Shkodra dhe zyrtatë tjerë.

Vlera e investimit kalon shumën:100,000,000.00€ (Njëqindë milion Euro) dhe gjatë fazës së ndërtimit do të punësoj mbi 500 dhe me aktivizimin e tij do te kemi mbi 2,000 punëtor direkt të punësuar dhe mbi 10,000 punëtorë indirekt të punësuar sepse do te aktivizoj edhe shumë degë të ekonomisë si: Turizmin dhe Bujqësinë. Nga investitorët u bë e ditur se ky projekt nëse do të ketë fatin që të implementohet në komunën e Deçanit, është parapa që të përfundohet në tersi brenda 10-të viteve.

Image may contain: cloud, sky, tree, plant, outdoor and nature

Të pranishmit e këtij takimi i përshëndeti Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili theksoi se Komuna e Deçanit është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të rritë zhvillimin ekonomik, natyrisht duke krijuar kushte në infrastrukturë rrugore, elektrifikim, pastrim të ambientit, siguri të plotë e pa dyshim se rritë edhe interesimin e investitorëve për një zhvillim të qëndrueshëm në Komunën e Deçanit.

Image may contain: sky, cloud, outdoor, nature and water

Ky projket ka për qëllim të ofrojë shërbime për jetë të asistuar dhe jetë të pavarur për pensionerё nga vendet e Evropës Perëndimore, me fokus Zvicrёn dhe Gjermaninё, si dhe për pensioner nga Republika e Kosovës, të cilët kanë nevojë për jetë tё asistuar.

Plani primar ёshtë ndërtimi i një fshati shumë-funksional, me shërbime rehabilitimi, mjekimi, rekreacioni, sporti dhe turizmi për rreth 15 deri 25 mijë banor te fshatit.