Deda: BE-ja duhet të jep ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e Ballkanit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka vlerësuar se politika e BE-së, apo mungesa e saj, ndaj Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund më të fshihet pas frikës nga e djathta ekstreme, e cila sipas tij pësoi debakël në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

DEda ka pohuar se me rezultatet e shkëlqyshme të gjelbërve dhe liberalëve e demokratëve, politika e zgjerimit duhet të konkretizohet dhe afatizohet.

“BE duhet të jep ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit tonë”, shkruan Deda në FB.

Postimi i plotë i deputetit Deda në FB:

“Tash që, pak a shumë, po shihet trendi i votave për Parlamentin Evropian, mund të konkludohet që politika e BE-së, apo mungesa e saj, ndaj Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund më të fshihet pas frikës nga e djathta ekstreme, e cila pësoi debakël.

Përkundrazi, me rezultatet e shkëlqyshme të gjelbërve dhe liberalëve e demokratëve, politika e zgjerimit duhet të konkretizohet dhe afatizohet.

BE duhet të jep ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit tonë. E kjo ofertë duhet të përmbajë edhe kushte rigoroze për çdo shtet të Ballkanit Perëndimor: qeverisje demokratike e media të lira, çkapje të shtetit dhe sundim të ligjit, luftë të njëmendtë të korrupsionit, drejtësi e barazi, si dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik“.