Deklarohet Agim Veliu, tregon se çfarë do të bëjë LDK-ja nëse dështon koalicioni me LVV-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, në një lidhje direkte ka thënë se do të tentojnë të bëjnë marrëveshje për koalicion bashkëqeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

I pyetur se a do të shohin ndonjë bashkëpunim me partitë e tjera për koalicion apo preferojnë zgjedhje të reja, Veliu  ka thënë se nëse nuk funksionon me këtë subjekt politik do të shqyrtojnë opsionet e tjera.

“Sigurtisht që nuk jam pengesë për një koalicion të tillë. E kam thënë më herët se në organet e partisë e kam dhënë mendimin tim. Çfarëdo vendimi që merret në organet me shumicë unë e respektoj, por i shprehi mendimet e mia.

Ne të përfundojmë bisedimet me VV-së dhe pastaj organet e LDK-së duhet të mblidhen dhe të japin fjalën e tyre”, ka thënë nënkryetari i LDK-së për T7.

Tags: ,