Datë e re për zgjedhjet në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, sot ka dekretuar caktimin e datës së re për mbajtjen e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri.

Në bazë të Dekretit Presidencial, zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore caktohen për t’u zhvilluar ditën e diel, në datën 13 tetor 2019.

Presidenti Meta javë më patë pati anuluar dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve
për organet e qeverisjes vendore për datën 30 qershor.