Dekretohet struktura e re e ‘Ushtrisë së Kosovës’

Dekretimin e kësaj strukture e ka bërë Presidenti Hashim Thaçi, për çka ka njoftuar vet ai përmes faqes zyrtare në Facebook.

“Bazuar në pakon e re ligjore për FSK-në, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës, sot kam dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së”.

“Pas shndërrimit të FSK-së në një forcë ushtarake multietnike, profesionale dhe të armatosur, me këtë dekret është kompletuar dhe funksionalizuar kjo strukturë. FSK-ja do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit 
dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë”, ka shkruar ai.