Delegacioni i arbëreshëve nga Italia vizitoi Prizrenin

Delegacioni u mirëprit nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi, nënkryetari Eshref Memaj, drejtorët komunalë dhe asamblistët.

“Për nder të kësaj vizite, në sallën e Kuvendit Komunal mbajtëm një mbledhje, me ç’rast arbëreshët, diasporën më të vjetër shqiptare në botë, i njoftova për projektet zhvillimore të Komunës sonë. Ky ishte vetëm një fillim i kontakteve tona, ndërkaq arbreshët të cilët edhe pas shumë shekujsh mbajnë gjallë lidhjet me atdheun, do ta kenë derën e hapur të Komunës sonë për bashkëpunim në projekte dhe ide të ndryshme”, ka njoftuar kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

Pas kësaj mbledhjeje delegacioni vizitoi edhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe qendrën historike të qytetit.