Dëmet e shkaktuara nga demonstruesit që sulmuan Kongresin amerikan

Turma e demonstruesve që mbështetin Donald Trumpin që u futën mbrëmë në Kongresin amerikan, ka bërë që forcat e rendit të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën, ku si pasojë kanë humbur jetën pesë persona.

E demonstruesit që ishin të dhunshëm nuk kursyen asgjë pasi u futën në objektin e Kongresit, duke shkatërruar gjithçka që u dilte përpara. Madje ky sulm po cilësohet më i zi se ai i vitit 1814, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e publikuara më poshtë nga CNN, tregojnë më së miri se në çfarë gjendje është shndërruar Senati amerikan pas futjes së turmës së demonstruesve, që madje nuk hezituan t’i vërsulen forcave të rendit por edhe zyrtarëve amerikanë.

Në anën tjetër, është raportuar se FBI dhe policia e Washingtonit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e personave që ishin futur dhunshëm brenda, duke u dërguar fotografi apo video. /Telegrafi/

Tags: ,