Dëmtohen qëllimisht hapësirat rekreative në parkun e qytetit në Suharekë

Parku i cili ishte përuruar para dy jave, ende s’po funksionon i plotë, si rezultat i dëmtuesve të cilët nuk e kursejnë arrogancën e tyre duke e dëmtuar atë.

Megjithatë brenda atij shkrimi ai ka theksuar se do të rregullohet sërish ky park. Dhe, sërish do të kemi shtesë hapsira të gjelbërta dhe parqe për të gjitha moshat, kudo ku janë të nevojshme.

“Kjo pamje nuk na nderon. Kujdesi për hapsirat publike duhet ta bëjë secilin të vëmendshëm. Kjo fushë e shahut ishte me pamje më të mirë, por nga persona të pandërgjeshëm është dëmtuar shumë.”- ka reaguar sot kryetari Bali Muharremaj përmes llogarisë së tij në facebook.

Më parë ka pasur edhe reagime nga opozita, konkretisht nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila dorëzoi Kallëzim Penal pranë Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj zyrtarëve të Komunës, ku sipas saj nuk e kanë kryer punën e tyre më përgjegjësi në rregullimine këtij parku.

/therandapost.com/