Dëmtohet nga tërmeti, mbyllet mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë

Tërmetet që goditën qarkun e Korçës veç dëmeve në banesa, kanë shkakuar dëme edhe në Muzeun Kombëtar të Arsimit.Prej datës 7 Qershor, aktivitetet dhe vizitat në Muze janë pezulluar.Mësonjëtorja e Parë Shqipe ka pësuar dëmtime të godinës dhe plasaritje të mureve.Për këtë arsye drejtuesit kanë vendosur mbylljen e tij pasi është e pamundur pritja e vizitorëve.Siç edhe raportohet, godina ka dëme brenda dhe jashtë saj.