Deputetët kthejnë shpinën gjatë intonimit të himnit të BE-së

Një ngjarje e pazakonshme ka ndodhur sot në seancën e Parlamentit Europian.

Deputetët e Partisë BREXIT, kanë kthyer shpinën e tyre, gjatë intonimit të himnit zyrtar të Bashkimit Europian.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar me sarkazëm ndaj një veprimi të tillë të deputetëve britanik. “Ndoshta thjeshtë atyre nuk u pëlqen Bethoveni”, ka qenë komenti i gjermanëve në rrjete sociale.

Partia Brexit u themelua në prill të vitit 2019 për të siguruar që Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja dhe me qëllim që të ndryshojë politikën britanike për të mirë.