Deputeti Agusholli:VV-ja e Pejës duhet të këndellet seriozisht

Një ditë pas zgjedhjeve, nga ku kandidati i subjektit politik prej nga ai vie mori rreth 22 për qind të votave të qytetarëve pejan, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli nga Peja, i cili ka uruar fituesin e zgjedhjeve në këtë komunë, ndërsa ka shtuar se subjekti të cilin ai e përfaqëson duhet të këndellet seriozisht.

“Rezultatet janë para nesh. Lëvizja Vetëvendosje në Pejë mori një rezultat zhgënjyes, ndonëse krahasuar më zgjedhjet lokale të vitit 2017, kemi trefishim të votës, duke u renditur si e dyta në qytetin tonë, falë kandidatit Gazmend Agusholli, respektivisht emrit, besimit dhe respektit që e gëzon ai nga bashkëqytetarët e tij.

Ditëve në vijim qendra e Lëvizjes në Pejë dhe strukturat e saj, duhet t’i analizojnë shkaqet që quan në këtë rezultat, dhe t’i marrin masat dhe vendimet e nevojshme për këndellje serioze.

Në anën tjetër, vendimi i sovranit ishte që Gazmend Muhaxheri ta drejtoj Pejën edhe për një mandat, e unë ia uroj fitoren kryetarit aktual.”-shkruan deputeti Agusholli.