Deputeti Artan Abrashi thotë se u emërua në Komisionin Shtetëror me propozim të opozitës

Në mbledhjen e djeshme )në formë elektronike) Qeveria në dorëheqje kishte shkarkuar disa borde të ndërmarrjeve pubike, dhe  i kishte zëvendësuar me anëtarë të rinjë.

Lajme365 kishte raportuar se deputeti i Vetëvendosjes Artan Abrashi që është edhe kryetar i degës së LVV-së në Prizren është është caktuar anëtar i Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë.

Qeveria Kurti ” rahaton ” deputetin e saj në Komisionin Shtetëror

Deputeti i LVV-së Artan Abrashi sot ka dhënë një sqarim lidhur me emërimin e tij në këtë Komision Shtetëror.

Abrashi ka sqaruar se i njëjti është votuar nga Komisioni për Legjislacion si përfaqësues i Kuvendit të Kosovës për të qenë anëtar i Komisionit që ka 7 anëtarë për Njohjen e Statusit të ish të tëdnuarve dhe ish të përndjekurve politik.

Deputeti ARtan Abrashi thotë se me propozim të opozitës dhe mbëshetjen e të gjithë anëtarëve të Komisioni për Legjislacion është votuar për të qenë anëtar i këtij Komisioni.

Ky është sqarimi i deputetit Artan Abrashi: 

Sqarim:

Sipas Ligjit Nr. 03/L-95, Neni 19, paragrafi 2, pika 2.4, jam votuar nga Komisioni për Legjislacion si përfaqësues i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Komisionin 7 anëtarësh të komisionit për Njohjen e Statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. Me propozim të opozitës, dhe mbështetjen e gjithë anëntarëve të Komisionit për Legjislacion. Falemnderit.