Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka kërkuar angazhimin e Avokatit të Popullit në çështjen e mospërfshirjes së kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, në Pakon Emergjente Fiskale të Qeverisë në dorëheqje të Kosovës.
Përmes një shkrese drejtuar Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, deputeti i Syla ka bërë thirrje që ky institucion të angazhohet për përfshirjen e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së në Pako.