Deputeti i ardhshëm i VV-së paralajmëron pushtetarët pas dorëheqjes së Maxhunit: Më mirë të mos e presin dimrin

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, i cili pritet të jetë deputet në legjislaturën e ardhshme ka paralajmëruar pushtetarët aktual.

Ndonëse mund të duket si kërcënim, ai pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit, ka thënë që edhe disa të tjerë më mirë të mos e presin muajin dhjetor.

“Mirë është mos prit muajin dhjetorin kur fillon dimri edhe shumë tjerë…”, ka shkruar Bajqinovci në profilin e tij në Facebook.

Ndonëse nuk ka përmendur asnjë emër, ky reagim i Bajqinovcit, vjen pas dorëheqjes së Shpend Maxhinit nga posti i drejtori të AKI-së.