Deputeti i LDK-së me profesion mjek, rezulton pozitiv me COVID-19

Pandemia Coronavirusit ka prekur edhe një deputet tjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Burimet të gazetës bëjnë të ditur se deputeti Haxhi Avdyli ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

I kontaktuar Haxhi Avdyli, ai nuk e ka demantuar këtë gjë, por ka thënë që është çështje private.

Kujtojmë që i infektuar me Covid-19 është edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi bashkë me familjen e tij, ndërsa edhe disa punonjës të Kuvendit të Kosovës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Deputeti Haxhi AVdyli me profesion është mjek Neurokirurg, ndërsa shpesh në profilin e tij në Faceook kishte bërë thirrje për kujdes dhe respektim të udhëzimeve të dhëna nga IKSHP, sidomos për bartjen e maskës./Indeksonline/.