Deputeti i VV-së thotë se 5 pacientë kanë vdekur në Gjakovë për dy orë nga koronavirusi

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, po pretendon se brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës kanë vdekur pesë persona nga koronavirusi.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në Facebook, teksa ka thënë se situata është jashtë kontrolli, shkruan lajmi.net.

Një informacion i tillë nuk është konfirmuar ende nga Spitali i Gjakovës apo IKSHPK.

Postimi i plotë i Batushës në Facebook:

5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës.

Situata është jashtë çdo kontrolli!

Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale.

Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen. /Lajmi.

Tags: ,